75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 22 Janar 2026 / b l

Rinumërohen mbi 1 mijë kuti, si qëndron situata me vota në PDK?

Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve po vazhdon rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Rinumërimi i deritashëm ka nxjerr në pah parregullësi dhe devijim të vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre.

Por, si qëndron situata në partinë më të madhe opozitare, PDK?

Kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza, pas rinumërimit të deritashëm i janë shtuar 24 vota.

Në plus janë edhe dyshja më e votuar Arian Tahiri dhe Përparim Gruda.

Rekordin për heqjen e votave deri tashti e mban kandidati Fetah Paçarizi. Kur janë rinumëruar mbi 1 mijë kuti, ai është në minus për 6 mijë e 400 vota.

As Nait Hasani nuk qëndron më mirë me heqjen e votave, atij deri tashti i larguar 3 mijë e 357 vota, pasuar nga Kujtim Gashi me 2 mijë e 342 vota dhe Lulejta Veselaj me 2090 vota.

Edhe në partitë e tjera pas rinumërimit kanë dalë në pah prekje të votave të kandidatët për deputetë./IndeksOnline/