Rinumërohen votat e rreth 200 vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar edhe dje rinumërimi i votave.
Votat e rreth 200 vendvotime janë rinumëruar ndërsa kanë mbetur edhe pak më shumë se 100 për t’u përmbyllur rinumërimi.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për Indeksonlinen se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar votat e 199 vendvotimeve nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së.
Votat e rinumëruara janë të rajonave të ndryshme, ndërsa ende nuk dihet se a ka pasur mospërputhje të mëdha të rezultateve apo jo.
Tri parti politike kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate./Indeksonline/