16:56 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen rreth 55% e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%.

Ai ka thënë për Indeksonline se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera.

Renditja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar nga rinumërimi që po bëhet, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet mbi prag për rreth 20 vota./Indeksonline/