75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 30 Janar 2026 / KV

Rinumërohen rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotimet, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shterpcë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri tani (e premte, 30 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.