14:32 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen të gjitha votat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i ka marrë vendimin pas ankesave të shumta për procesin zgjedhor.

Sipas PZAP-it, do të ketë rinumërim të votave të të gjitha vendvotimeve.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PZAP-it./Indeksonline/