“Rio de Tropoja”/ Njësoj si në Brazil, statuja e Krishtit ngrihet edhe në Shqipëri

Njësoj sikurse në Rio de Janeiro, edhe në Tropojë të Shqipërisë është ngritur statuja e Jezus Krishtit.
Statuja është vendosur në një nga pikat më mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare, në Nikaj-Mërtur.
Statuja u punua nga banori i asaj zone, Sokol Ndue Progni, dhe ngjan me atë origjinalen të Rios, ku shfaqet Krishti me krahët e hapur.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të kishës, banorë të zonës, si edhe shumë të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Shumë shpejt, kjo pikë pritet të shndërrohet në destinacion turistik, si për të soditur pamjen mbresëlënëse të Alpeve, njësoj edhe për të shikuar statujen e ngritur./IndeksOnline/