Rio Ferdinand në aeroplan me tifozët e Arsenalit drejt Portugalisë, kishte një mesazh që i nervozoi

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand u nis me aeroplan drejt Portugalisë për ta shikuar ndeshjen e UEFA Champions League mes Portos dhe Arsenalit dhe sigurisht për të qenë në ndonjë emision sportiv si analist.
Ferdinand në këtë aeroplan qëlloi së bashku me disa tifozë të klubit nga Londra dhe ai kishte një mesazh për ta, pasi ia mundësoi stjuardesi, shkruan Indeksonline
“Saka është lojtar fantastik, por ai ende nuk është lojtar botëror. Ai një ditë do të bëhet, por ende nuk është”, ishte mesazhi i Ferdinand drejtuar tifozëve “topçinj”, e që ishte qesharak.
Kujtojmë që Arsenali sonte zhvillon ndeshjen e parë të fazës së 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Portos./Indeksonline/