‘Rio’ hit veror, kap shifrën e pesë milionë shikimeve
Kënga “Rio” e reperit të njohur, Ledri Vula po del të jetë një nga këngët më të mira të verës deri më tani.
Ritmi veror që posedon kjo këngë ka bërë që të dëgjohet shumë, transmeton Indeksonline.
Këtë e dëshmojnë edhe klikimet në Youtube. Kënga “Rio” ka arritur të grumbulloj pesë milion shikime ende pa i bërë një muaj nga publikimi.
Përveç shikimeve në Youtube, “Rio” po dëgjohet mjaft shumë në kafene dhe klube të natës./Indeksonline/