75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Riorganizohet Drenica, zyrtarizon trajnerin e njohur kosovar

Klubi futbollistik Drenica ka nisur organizimin për sezonin e ri.

Klubi nga Skenderaji ka zyrtarizuar Sunaj Keçin si trajner të ri, shkruan IndeksOnline.

Keçi do ta drejtojë Drenicën në sezonin 2023/2024, ku do të synoj ngritjen në Superligën e Kosovës.

Ai në të kaluarën ka drejtuar Hajvalinë dhe Flamurtarin, kurse ka qenë edhe ndihmëstrajner të FC Llapi për një kohë të gjatë.

Postimi i plotë:

Në ambientet e Klubit Futbollistik ‘Drenica’, sot Presidenti i klubit, z.Gëzim Ramadani , ka prezantuar kryetrajnerin e skuadrës për edicionin e ri 2023/24, Sunaj Keçin.

Klubi ka arritur marrëveshje me Keçin deri në përfundim të këtij edicioni.

Keçi me parë ka drejtuar Hajvalinë, Flamurtarin , kurse ka qenë edhe ndihmëstrajner të FC Llapi për një kohë të gjatë.

Klubi vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, dhe se shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit./IndeksOnline/