21:56 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Riparimi i Galaxy Note 9, iFixit i jep notën 4

Me çdo telefon të ri, iFixit vijon traditën e tij me çmontimin e tyre për të parë se çfarë i bën ato të funksionojnë.

Këtë herë nën shënjestrën e iFixit ishte Galaxy Note 9 e cila ka shumë ngjashmëri me modelet flagship Galaxy S por edhe diferenca të shumta.

Nga eksperienca e iFixit, Note 9 ka një rezultat riparimi prej 4 pikësh nga 10 në total.

Telefoni ruan dizajnin disavjeçar të Samsung prej xhami dhe alumini. Për të hequr panelin e pasëm duhet pak nxehtësi në mënyrë që të mos thyhet në proces e sipër.

Heqja e baterisë dhe qarkut është e thjeshtë falë vidhave standarde Philips. Krahas qarkut kryesor është një dytësore i cili akomodon portën USB dhe mikrofonin.

Për fat jo të mirë, dëmtimi i ekranit do të thotë zëvendësimi i të gjithë kasës së telefonit. Ende vlerësimi me notën 4 nga 10 është një rezultat pozitiv në një industri telefonësh modernë.

Temat: