16:01 / E Enjte, 20 Prill 2023 / L K

Riparimi i kaldajës në njësinë A5, KEK del me njoftim

Kontrata ishte ndërprerë para një muaji, as një cent nuk është paguar

Aktualisht ka shumë raportime të cilat i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5  të termocentralit Kosova A të cila nuk janë të vërteta, më ketë rast për hirë të së vërtetës, KEK ndien për obligim që t’i sqarojë.

Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).

Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit.

Korporata Energjetike e Kosoves është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5. Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare.

Për më shume, KEK ka arritur të realizoje planet operative të prodhimit, konform bilancit vjetor të energjisë elektrike (BVEE).