75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / AR

Riri arratiset në vendlindje, pozon me fëmijët

Rihanna ka ndarë foto të rralla familjare në Instagram, duke u dhënë fansave një pamje të momenteve private të kaluara në vendlindjen e saj, Barbados.

Rasti ishte Dita e Pavarësisë, e cila festohet më 30 nëntor, dhe fotot përfshijnë djemtë e saj RZA dhe Riot, partnerin A$AP Rocky, si dhe kujtime nga koha kur ishte shtatzënë me vajzën e saj më të vogël Rocki, transmeton Indeksonline.

Në një postim emocionues, Rihanna uroi vendlindjen e saj.

“Urime Barbadosit, SHTËPISË TIME, për vitin tonë të 59-të të pavarësisë dhe vitin tonë të 4-t si Republikë!” shkroi ajo, duke falënderuar gjithashtu Presidentin Jeffrey Bostic dhe Kryeministren Mia Mottley. “Barbados, TË DUA!!!!” shtoi këngëtarja./Indeksonline/