75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 20 Maj 2025 / AR

Riri mahnitëse në Kanë, shfaq barkun në fustan të ngushtë

Rihanna u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë për të mbështetur partnerin e saj A$AP Rocky në premierën e filmit “Highest 2 Lowest”.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të ngushtë blu. Me këtë zgjedhje mode, ajo nxori në pah barkun e fryrë, transmeton Indeksonline.

Me regji nga Spike Lee, “Highest 2 Lowest” është një ribërje e filmit të vitit 1963 të regjisorit japonez Akira Kurosawa.

Në film luajnë Denzel Washington dhe Rocky si Yung Felon, një reper i cili nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur ëndrrën e tij.

Në film luajnë gjithashtu Ilfenesh Hadera, Jeffrey Wright, Ice Spice, Dean Winters, John Douglas Thompson, LaChanze, Aubrey Joseph, Michael Potts dhe Wendell Pierce./Indeksonline/