75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 26 Gusht 2025 / AR

Riri shfaq barkun e fryrë, duket fantazi

Rihanna u shfaq të hënën në Los Angeles me barkun e rritur, duke treguar se është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin e saj, ASAP Rocky.

Bukuroshja 37-vjeçare veshi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjera bardh e zi me vija vertikale, të kombinuara me sandale FENTY x PUMA dhe aksesorë të artë.

Ajo i mbante flokët kaçurrela gjysmëlart, gjysmëposhtë dhe syze dielli sportive, ndërsa fytyrën e kishte të grimuar me produkte nga linja e saj Fenty Beauty, shkruan DailyMail.