75 Mall Live Search
15:47 / E Diele, 08 Mars 2026 / L A

Rishfaqet Wesley Sneijder, holandezi kthehet në fushë 7 vjet pas tërheqjes: Kam humbur peshë

Në ditën e Derbit të Madonninës rishfaqet Wesley Sneijder i cili është rikthyer në fushën e lojës 7 vjet pas tërheqjes së tij nga futbolli dhe pas pjesëmarrjes në një reality show të zhvilluar në Holandë për t’u kthyer në formën e tij.

Sneijder u kthye në fushë në ndeshjet e divizionit të katërt me fanelen e OSM’75 dhe mesa duket e gjithë kjo i ka bërë mirë.

“Po shijoj momentin”,tha Sneijder pas ndeshjes.

“Është diçka e mrekullueshme të luash përsëri, një argëtim i vërtetë. Por të kthehem në San Siro, jo nuk jam gati”, shtoi holandezi.

Sneijder, i kishte dhënë fund karrierës së tij në Katar te Al-Gharafa, ku luajti vetëm një sezon.