Risi në kirurgjinë vaskulare dhe trajtimin e variçeve

Sporti te cilin e bëra, 10 minuta pas trajtimit të venave, ishtë tepër i lehtë dhe i shëndetsheë, pasi vuajta disa vite nga variçet. Tregon Pacientja M. B. e cila është trajtuar për herë të parë në Kosovë me ngjitës, nga Dr. Dr. Halil Krasniqi.
Ajo mëtutje tregon se, gjatë dhe pas trajtimit, nuk ndjeu asnjë dhimbje apo shqetësim, duke qenë e zgjuar në çdo moment dhe në komunikim me doktorin.
Trajtimi i venave të sëmuara me prerje, narkozë dhimbje apo çorapë kompresive, tanimë i takon të kaluarës. Kështu thotë Krasniqi.

Krasniqi etabloi trajtimin e Venave të sëmuara në Kosovë, duke i ngjituar ato me ngjitës, pa përdorur anestezion, pa dhimbje, pa çorapë kompresive por me një relaksim në sallën e operacionit duke biseduar dhe treguar barcoleta gjatë trajtimit.
Venat e sëmura eleminohen me ngjitës biologjik brenda 50 minutash dhe pacienti mund të bëjë sport menjëherë pas trajtimit.
Për mjekimin e venave të sëmura nuk ka nevojë qendrimi në spital, nuk ka dhimbje dhe aktiviteti jetësor mund të vazhdojë menjëherë pas trajtimit.
Me një shpuarje në venë, deperton sonda deri në ije dhe nën kontrollin permanent të ultrazërit, lirohet ngjitësi nga sonda në formë pikash dhe vena mbyllet menjëherë.
Pas largimit të sondes nga këmba, pacienti mund të vazhdojë sportin apo aktivitetin e tij fizik.