75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 06 Maj 2024 / Gj. Sh

Risi në Premier League, arbitri do mbajë kamerë në ndeshjen e sotme

Arbitri australian, Jarred Gillett do bëjë historinë në Premier League.

Premier League tha se pamjet nga kamera nuk do të transmetoheshin drejtpërdrejt, por se do të ishte pjesë e një programi që do të shfaqej më vonë gjatë vitit, i cili shpresohet se do të “ofrojë njohuri dhe edukim të mëtejshëm për kërkesat e zyrtarit”, në nivelin më të lartë.

Gillett do të mbajë një pajisje të montuar në kokë e cila është e integruar në sistemin e zakonshëm të komunikimit të arbitrit.

Përdorimi i vetëm i kamerës është miratuar nga ligjvënësit e lojës, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), si dhe Premier League, Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) dhe klubet e përfshira.

Crystal Palace, pret si nikoqir Manchester United sonte në ora 21:00 në Selhurst Park me “Djajtë e Kuq” që synojnë fitoren dhe sigurimin e një vendi në garat evropiane./IndeksOnline/