16:44 / E Diele, 10 Prill 2022 / AR

Risi për Kosovë por jo për botën e zhvilluar të Endokrinologjisë: Trajtimi me laser i tiroides me Hashimoto

Edhe në Kosovë, një risi në lëminë e Endokrinologjisë, në Poliklinikën Endomedica, mga Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi, këtë vit filloi aplikimi i terapisë me laser për trajtimin e hipotiroidizmit të shkaktuar nga sëmundja e Hashimotos, sëmundje kjo, shumë e shpeshtë në popullatën tonë, e sidomos te gjinia femërore.

Terapia me laser për hipotiroidizmin u ofron pacientëve një zgjidhje natyrale, plotësisht të padëmshme dhe efektive për menaxhimin e simptomave të një gjëndre tiroide joaktive si lodhja, mjegullimi i trurit me harresë, dhimbjet e muskujve dhe kyçeve, ndjenja e fryerjës së barkut, shtimi në peshë, humori i ulët dhe depresioni.

Protokollet e punës të terapisë me laser që aplikohen në Poliklinikën Endomedica për trajtimin e hipotiroidizmit të shkaktuar nga sëmundja e Hashimotos janë të dëshmuara nga kërkimet shkencore klinike të publikuara që nga viti 2010, fillimisht së pari të kryera nga  Hofling me ekipen bashkëpunëtore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Sao Paulo-s, në Brazil, e më pas edhe nga ekipe tjera shencëtarësh klinicist të gjëndrës tiroide në Amerikë, Angli, Turqi, dhe vende tjera botërore.

Ky trajtim krejtësisht natyrorë dhe pa efekte anësore ju ofron pacientëve një zgjidhje efektive dhe të përballueshme për të përmirësuar funksionin e tiroides dhe, duke punuar me mjekun, për të reduktuar potencialisht terapitë zëvendësuese të hormoneve si Letrox, T4, Euthyrox,etj.

Shumë pacientë në mbarë botën, kanë gjetur terapinë me laser për hipotiroidizmin një zgjidhje efektive shëndetësore për përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide nën-aktive (hipotiroidizmi) dhe për lehtësimin e simptomave të lidhura me të.

Terapia me laser e njohur gjithashtu si terapia fotobiomoduluese përmirëson funksionin qelizor në mënyrat e mëposhtme:

Promovon riparimin dhe rigjenerimin e indeve.

Redukton inflamacionin dhe dëmtimin oksidativ.

Rrit rrjedhjen e gjakut.

Lehtëson dhimbjen.

Relakson tensionin e muskujve.

Gjithashtu  pacientët marrin këshillat e duhura të mbajnë një dietë të shëndetshme, të flenë, të ushtrojnë dhe të pushojnë në mënyrë që të mbështesin shëndetin e tyre mendor dhe emocional gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shërues. Të gjithë këta faktorë të kombinuar ndihmojnë në rinovimin e dëmtimit të indit të tiroides dhe përmirësimin e energjisë dhe funksionalitetit në të gjithë sistemin.

KUSH ËSHTË I PËRSHTATSHËM DHE MUND TË MARRË KËTË TRAJTIM :

Pacientët që kanë marrë një diagnozë të një gjëndre tiroide nën-aktive, e treguar nga nivelet mbi normale të TSH.

Pacientët që kanë marrë një diagnozë të Sëmundjes Hashimoto, e treguar nga nivelet mbi normale të antiTPO dhe/ose antiTG.