14:11 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

RISS çoi kriminelët serbë në luftë në Ukrainë

Në kuadër të këtyre mercenarëve serbë që kanë luftuar apo vazhdojnë të luftojnë në krah të forcave proruse në Ukrainë, ka shumë të tillë që kanë marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Që nga hapja e të ashtuquajturit “Instituti Rusi për Studime Stretegjike” në Beograd në vitin 2013, serbët janë lidhur edhe më shumë me Rusinë dhe menjëherë më pas njerëz të përfshirë në krime lufte në ish-Jugosllavi iu bashkëngjitën luftës separatiste të rusëve në Ukrainë.

Instituti në fjalë i njohur si RISS, sipas një studimi që ditëve të fundit ka dalë në Beograd nga rrjeti i medive “Antidot”, është themeluar nga Jelcini në vitin 1992, kurse gjer në vitin 2009 ka qenë pjesë e shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse.

Sipas këtij studimi, RISS-i ka në kuadër të vet spiunë të pensionuar, kurse në krye të tij nga vet Putini u caktua Leonid Reshetnikov, oficer i lartë me pikëpamje radikale dhe nacionaliste.

Kurse në krye të sektorit ballkanik u vendosën Nikita Bondarjev dhe Aleksej Timofejev. “Edhe pse si platformë veprimtarie u zgjodh Serbia, caku i parë i RISS-it u zgjodh Mali i Zi, si shteti i cili i pari do t’i plotësonte kushtet për anëtarësim në NATO”, thotë “Antidot”.

Sipas shembullit të Malit të Zi, kur u provua që të bëhet puç shtetëror, RISS do të luajë rol joformal të përkrahjes për realizimin e qëllimeve ruse jashtë saj, të cilat janë të papranueshme sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Mu për këtë, nën patronatin e RUSS-it dhe drejtorit të atehershëm Leonid Reshetnikov, në njërën do të rekrutoheshin luftëtarët mercenarë nga radhët e vullnetarëve serbë për të luftuar në Ukrainën Lindore, kurse në anën tjetër paratë atyre do t’ua jepte maniati rus Konstantin Malofejev”, thuhet më tej në studim. Malofejev është një ortodoks ekstremist dhe njihet edhe si “Sorosi i Putinit”./Indeksonline/

Temat: