75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / mp

Ristrukturimi i policisë/ Xhata emërohet drejtor i policisë kufitare, Bunjaku vendoset në një pozitë tjetër

Institucioni kryesor i sigurisë në vend, Policia e Kosovës po vazhdon të bëjë ristrukturime në pozitat e larta.

Burime të “IndeksOnline” bëjnë të ditur se Drejtoria e Policisë Kufitare tani do ta ketë një udhëheqës të ri.

Fehmi Xhata nga pozita e drejtorit të policisë rajonale në Prishtinë ka kaluar në drejtor të departamentit për kufi. Ndërsa Ragip Bunjaku i cili ka qenë deri tash në pozitën e drejtorit kufitar do të vazhdoj punën në strukturat e sigurisë në një pozitë tjetër.

Burimet kanë treguar se gjatë këtyre ditëve do të ketë lëvizje edhe në drejtori tjera. “Këto ditë ka emërime edhe në departamente të tjera. Askush nuk do të largohet nga puna, por do të ketë lëvizje të brendshme në pozita”, tha ky burim./Indeksonline/