Rita dhe Taika, prezantues të ceremonisë “MTV European Music Awards”

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, do ta prezantojnë ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve “MTV European Music Awards”.
“Jemi të lumtur ta prezantojmë ceremoninë ‘MTV EMA’ dhe t’i nderojmë muzikantët dhe performuesit më të mirë nga i gjithë globi. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me gjithë këta artistë të talentuar” thuhet në njoftimin e çiftit.

“MTV European Music Awards” mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor, dhe do të transmetohet live në kanalin “MTV” në më shumë se 170 shtete./Indeksonline/
