Rita duket super seksi, por falë përdorimit të fotoshop-it

Tifozët e Rita Orës janë të bindur që këngëtarja ka përdor fotoshop, në fotografit seksi që ka postuar së fundi.
Këngëtarja e “Let Me Love You” 29 vjeçare, postoj në Instagram të martën disa imazhe nga stërvitjet ditore, por shumë shpejt ribotoi ato përsëri pas gabimeve gjatë ndërhyrjes në foto.
Në postimet e para, Rita shihet e veshur një sytjena të bardhë sportive duke theksuar gjoksin e saj seksi. Këngëtarja aksesoi veshjet e saj të stërvitjes me një varg gjerdanesh prej ari,

Në fotografinë e dytë shfaq trupin e saj joshëse, duke fshehur fytyrën, është kjo e cila ka tërhequr vëmendjen e fansave, sepse një hije tek dritarja pas saj nuk duket e drejtë duke bërë që fansat të mendojnë se fotografia është e fotoshop-uar.
Tifozët me sy shqiponjë dalluan dritaren pas yllit dhe bën komente të ndryshme lidhur me këtë.

Por më pas duket se këngëtarja vërejti reagimet, duke e fshirë shpejt postimin para se të shtonte përsëri fotot pa ndërhyrje.
Edhe kjo nuk i bëri fansat të lumtur që kritikuan Ritën për heqjen e fotografive origjinale.
Pavarësisht nga reagimet, shumica e tifozëve duartrokitën trupin e tonifikuar të Ritës dhe e komplimentuan atë.
Ndryshe, këngëtarja ka kaluar kohën e pandemisë në shtëpinë e saj në Londër bashkë me miqtë e saj./Indeksonline/