23:00 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rita ‘hot’ nga pushimet, por e tepron me bizhuteri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon pushimet në Itali me shoqërinë e saj, shkruan Indeksonline.

Rita gjatë tërë ditës ka publikuar fotografi dhe video në Instagramin e saj, ku si zakonisht karakterizohet nga stili unik.

Rita nuk i harron detajet as në det, ku në anije krahas bikineve ajo është kujdesur për aksesorë si syze, rruza, unaza dhe vath./Indeksonline/.