11:20 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rita me tatuazh të ri!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,Rita Ora mbrëmë i ka shtuar koleksionit të saj të tatuazheve edhe një të ri.

Rita ka vizituar mbrëmë një nga studiot më të famshme të tatuazheve në Manhattan, Bang Bang Tattoo, ku u pa me një artist, Mr.K i cili i bëri asaj një tatuazh.

“Power” tash e tutje është shkrimi që do ta mbajë në trup këngëtarja shqiptare, që në gjuhën shqipe do të thotë fuqi.

Rita këtë tatuazh e ka vendosur në dorën e majtë./Indeksonline/