10:12 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Rita merr rreze dielli në kushte shtëpie, tregon linjat në bikine

Rita Ora po vazhdon të qëndroj e izoluar në shtëpinë e saj në Londër.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar fotografi të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk kanë munguar edhe fotografitë provokuese.

29-vjeçarja edhe së fundi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh mjaft atraktiv, ku shfaqej në bikini teksa merrte rreze dielli në oborrin e shtëpisë së saj.

Ndërkohë, teksa po shijon suksesin e hitit të fundit “How to be lonely”, Rita po punon edhe në këngët e reja për albumin e tretë në karrierë./Indeksonline/