75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 24 Prill 2022 / MSH

Rita nuk harron rrënjet shqiptare, mëson ndjekësit si të përgatisin torator

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, shumë shpesh e përmend në publik faktin se është shqiptare.

Ajo nuk heziton aspak të shpërfaqë traditat dhe zakonet e shqiptarëve, qoftë kur është me miqtë, duke gatuar, apo edhe duke biseduar me fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ajo ka ndarë në rrjetin social “Tik-Tok” një nga recetat më të famshme te shqiptarët, toratorin.

“Si e pergatisim toratorin kosovar” ka shkruar ajo në videon e cila tregon hap pas hapi përgatitjen e specialitetit, e shoqëruar me melodinë e këngës “Hajde ta vallëzojna vallën e Rugovës”.

Të gjithë videon e bën akoma më të bukur vetë Rita, e cila në fund edhe shijon toratorin./Indeksonline/

@ritaora

How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp #foryoupage

♬ Kosova – DJ Gimi-O