75 Mall Live Search
12:55 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora ambasadorja më e mirë e Kosovës nëpër botë

Sukseset e Rita Orës si këngëtare janë mjaft të mëdha, duke marrë vëmendjen e publikut nëpër shumë vende të botës.

Me këngët e saj ajo është mjaft e kërkuar nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

Teksa ajo gjithnjë e ka cekur me krenari se është shqiptare nga Kosova, dhe këtë e ka përmendur në secilin rast që ju është dhënë mundësia.

Rita së fundmi ka publikuar një artikull të mediave ndërkombëtare që e cilësojnë atë si avokatja e Kosovës.

Ajo është ylli që është ndezur dhe po shkëlqen në skenën muzikore botërore.

Kujtojmë që ajo është e angazhuar edhe në organizata të bamirësisë si Unicef, duke u emëruar si UNICEF U.K Ambassador, gjiashtu në vitin 2015, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e emëroi Ritën si ambasadore nderi në Kosovë për shkak të punës së saj me UNICEF. /Indeksonline/