75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Rita Ora arrin në Prishtinë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë.

Qëllimi i vizitës së saj është humanitar ndërsa Rita gjatë qëndrimit të saj tri ditor në Kosovë do të vizitojë viktimat e dhunës seksuale.

Rita së fundi ka bashkëpunuar edhe me brendin e njohur ‘Escada’ të cilët kanë dizejnuar një çantë dhe nga shitja e çdo produkti do të ndahen 40 euro pikërisht për organizata në Kosovë.

Kujtojmë që Rita herën e fundit qëndrojë në Kosovë për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018 ku edhe dhuroj në koncert falas./Indeksonline/