Rita Ora bëhet gati për festivalin e njohur, në veshje të ngushtë duket bukur
Rita Ora nesër do të performoj në festivalin e njohur Lollapalooza.
Festivali i cili organizohet në Berlin mbledh emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare për katër ditë rresht, teksa nesër pritet të ngjitet në skenë edhe ylli kosovar, shkruan Indeksonline.
Në disa imazhe joshëse, 28 vjeçarja nga Kosova ka treguar linjat e bukura të trupit në veshje të ngushtë, derisa ka paralajmëruar edhe pjesëmarrjen atje.
“Shihemi nesër Lillapalooza”, ka shkruar Rita.
Ndryshe, Rita ditë më parë u nomiua në ndarjen e çmimeve ‘MTV Latina’, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare e nominuar ndonjëherë./Indeksonline/