15:19 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita Ora bën dy tatuazhe të reja në trupin e saj

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora e ka shfrytëzuar qëndrimin e saj në Holandë për të bërë tatuazhe të reja. 

Në rrjete sociale, Rita ka publikuar disa fotografi deri sa i ka bërë tatuazhet dhe pasi i ka bërë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja tatuazhet e reja i bëri në shpinë dhe në gisht. Rita në Holandë mbajti një koncert në kuadër të turneut të saj në Evropë.

Projekti i fundit i këngëtares ishte “Carry On” në bashkëpunim me Kygon./Indeksonline/