75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Rita Ora bën tatuazh fjalën shqipe “zog”

Rita Ora ka shtuar edhe një tatuazh të ri në “koleksionin” e saj të tatuve.

Këngëtarja shqiptare këtë herë ka zgjedhur pikërisht një fjalë shqipe, me të cilën e ëma e saj e thërriste me përkëdhelje ku ishte e vogël.

Rita ka bërë fjalë “zog” si tatuazhin e radhës në qafë, teksa edhe ka dhënë një sqarim pse ka vendosur ta bëjë këtë.

“Kur isha e re nëna ime Vera më thërriste “Zogu i mamit”, që ka kuptimin e zogut. Faleminderit Dr Woo që e bëre këtë kujtim me mua, e dashuroj”, ka shkruar ndër tjera Rita.

Kujtojmë që Rita është mjaft e lidhur me vendlindjen e saj dhe vazhdimisht me krenari tregon për prejardhjen shqiptare./Indeksonline/