Rita Ora dhe i dashuri i saj shkëlqejnë në daljen e fundit (FOTO)

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, u shfaqën me veshje të kombinuara, teksa morën pjesë në prezantimin e koleksionit ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach.
Rita Ora u shfaq e veshur me një kostum; pantallona të zeza të gjera, dhe bluzë me stampa ngjyrë të bardhë, të zgjedhur nga dyshja e stilit Rob Zangardi + Mariel Haenn.

Stilistja e flokëve të saj, Sami Knight kihste zgjedhur diçka të thjeshtë për këngëtaren, ndërsa artisti i grimit Anthony H. Nguyen u sigurua që fytyra e saj të ishte plotësisht e konturuar.

Ndërsa i dashuri i saj, Waititi kishte veshur një këmishë të kuqe Dior të hapur, nën një kostum gri për meshkuj Dior SS/23 me atlete Dior të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang./IndeksOnline/