75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Rita Ora dhuratë fansave, 3 muaj falas…

Rita Ora po arrin sukseset e para me projektin e ri “Bang”. Pas sukseseve të saj, Rita ka vendosur që fansave t’ua bëjë një befasi.

Ajo ka bërë një marrëveshje me “Spotify”-n që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, duke i lajmëruar fansat e saj se mund të regjistrohen deri më 31 mars./Indeksonline/