13:37 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020

Rita Ora do të intervistohet nga një politikan shqiptar

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot do të luajë rolin e gazetarit.

Konferenca e tretë virtuale “Diaspora Flet 2020”, që bëri bashkë shumë shqiptarë me popullaritet gjithandej botës, do të mbyllet me këtë intervistë.

Por, në këtë konferencë nuk do të jetë Rita e vetmja protagoniste. Dy sportistë të njohur, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, në një bisedë kampionësh do të flasin për sfidat dhe sukseset e tyre.

Ndërkohë, do të zhvillohen edhe dy sesione paralele mbi temën e kulturës dhe rinisë.

Veliaj dhe Ora kanë bashkëpunuar gjatë fatkeqësisë së tërmetit të fundit në Shqipëri për rindërtimin e shtëpisë për një familje.