17:38 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rita Ora e djeg Afrikën me poza të nxehta (Foto)

Rita Ora, një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të gjatë një udhëtimi në Kenia. Rita po shijonte aventurën e saj me një stil afrikan.

Princesha e popit më vonë la të habitur të gjithë fansat e saj, kur publikoi disa imazhe të tjera, ku shihej me rroba banje, të cilat ajo i quajti si ‘kostumi i ditëlindjes.

Duke vënë në pah linjat e saj tejet seksi, Rita sigurisht ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Rita gjatë udhëtimit të saj ka vizituar një fshat Masai, ku takoi edhe disa fëmijë shumë të ëmbël afrikanë. Ajo ka postuar një video se si këta fëmijë i urojnë mirëseardhje, duke i kënduar një këngë për ditëlindje.

“Unë shkova në një fshat të bukur Masai dhe ata ishin aq mikpritës, sa që energjia dhe shpirti im kurrë nuk do të jenë të njëjta përsëri. Faleminderit”, ka shkruar Rita, duke thënë se kjo është ditëlindja më e mirë që ka pasur.