17:20 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Rita Ora e Dua Lipa bëhen bashkë!

Dy yjet kosovare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa mbrëmjen e sotme do të jenë bashkë.

Kështu na lanë të kuptojmë nga postimet e tyre në Instagram, ku kanë treguar që kanë marrë rrugën për Brazil, shkruan Indeksonline.

Në mesin e shumë yjeve me famë botërore, edhe Rita e Dua janë ftuar të marrin pjesë në festivalin e madh muzikor, “Rock in Rio”, i cili mbahet në Brazil.

Ky event bëri bashkë yjet kosovar, të cilat numërojnë miliona fansa në mbarë botën./Indeksonline/