20:00 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Rita Ora e gatshme të mbajë koncertin në Paris, ka një pyetje për fansat!

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, është tejet e entuziazmuar për koncertin e saj në Paris.

Ajo do të përformoj ne këtë vend brilant me 30 shtator, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë bukuroshja ndau disa imazhe duke pyetur fansat a i kanë siguruar biletat e këtij koncerti madhështor.

‘Ooh la la edhe 8 ditë derisa të performoj në Paris!! A i keni marrë biletat tuaja? Link në bio… E dua Parisin!’, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit duke pritur me padurim këtë ngjarje të madhe./Indeksonline/