Rita Ora e guximshme, bën ndryshimin e madh në pamje

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, njihet si femër tejet e guximshme.
Kjo vlen të theksohet kur bëhet fjalë për flokët e saj me të cilat ka eksperimentuar në çdo kohë, transmeton Indeksonline.
Por këtë herë, ndryshimi i fundit i këngëtares është aq i guximshëm saqë ajo e quan atë “epoka e saj “.
Artistja 34-vjeçare e hitit “I Will Never Let You Doën”, i çuditi ndjekësit e saj.
Në selfiet, të cilat duken të jenë bërë në dhomën e saj të hotelit në Arizona, përpara se të performonte në Phoenix, vendosi një paruke të gjatë e të zezë.
Shumica e komenteve ishin se i ngjante Katy Perry-t dhe dukej për mrekulli./Indeksonline/