Rita Ora e lumtur për fillimin e sezonit të ri muzikor
Rita Ora duket se po i shijon në maksimum sukseset me projektet e saj muzikore, mjaft të pëlqyera në anembanë, shkruan Indeksonline.
Kjo ka bërë që ajo të jetë mjaft e kërkuar nëpër koncerte të ndryshme.
E së fundmi Rita ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet mjaft e lumtur, duke paralajmëruar se së shpejti fillon sezona e re muzikore e muajit gusht me koncerte të tjera.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Rita ishte ‘New Look’ dhe u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/

