09:15 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora e pranon që ka veshur sytjena me numër të gabuar gjatë gjithë kohës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kohët e fundit ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte të shumëta.

Përkundër ngarkesës së madhe, ajo përmes Instagramit ka treguar një sekret të saj.

Rita kishte postuar një fotografi me sytjena dhe kishte shkruar: “Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht.”, kishte shkruar Rita.

Së fundmi Rita publikoi projekti ne saj “Only Want You” në bashkëpunim me reperin 6lack./Indeksonline/