75 Mall Live Search
19:23 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rita Ora feston, 7 vite më parë publikoi albumin e parë

Rita Ora është një këngëtare shumë e njohur në arenën ndërkombëtare, e vajza me origjinë nga Prishtina tanimë ka krijuar një bagazh mjaft të pasur muzikorë, shkruan Indeksonline.

Ajo tash e një kohë qëndron lartë në skenën muzikore, dhe së fundmi ajo ka kujtuar se janë bërë 7 vite që nga publikimi i albumit të parë ‘Ora’ në vitin 2012.

Madje ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar : “Gëzuar ditëlindjen ORA! Albumi im i parë doli para 7 vjetësh. Ju dua shumë gjithë fansave që keni qëndruar afër meje gjatë gjithë këtij rrugëtimi, respekt për gjithë mbështetësit e mi nga e gjithë bota. Kam ende shumë për të sjellur. Cili është kujtimi më i bukur nga albumi Ora?”

Kujtojmë që albumi Ora u prit mjaft mirë nga publiku dhe këngë si ‘R.I.P’ ose ‘Shine Ya Light’ ende vazhdojnë të dëgjohen. /Indeksonline/