10:03 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora feston sukseset e këngës së re gjysmë e zhveshur

Rita Ora po shijon suksesin  këngës së re “How To Be Lonely” edhe pse në pamundësi për ta promovuar në koncertet dhe shfaqje për shkak të pandemisë.

Por, kënga e re e ylli kosovar të muzikës botërore është pritur mirë nga adhuruesit dhe deri tani ka arritur në 2.2 milionë klikime në Youtube.

Krahas këngës, Rita u komentua shumë edhe për paraqitjen në klip ku shihet si çdo herë me një stil më ndryshe dhe përherë unike.

Së fundi ajo ka falënderuar adhuruesit për mbështetje dhe këtë e ka bërë përmes një imazhi ku erdh gjysmë e zhveshur dhe me flokë blu.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen në How to be lonely. Dëgjojeni në ‘linkun’ tim. Ju dua të gjithëve shumë”, ka shkruar Rita në mbishkrim.

Kujtojmë që edhe Rita si shumë emra të tjerë ka dhënë mesazhe të ndryshme sensibilizuese për vetëdijesimin ndaj koronavirusit./Indeksonline/