75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rita Ora gati për koncertin e radhës, shkëlqen në pamje

Rita Ora aktualisht po mbanë koncerte në Evropë në kuadër të turneut të saj botëror ‘Phoenix’.

Pas koncertit të mbrëmshëm në Rusi, ylli kosovar po bëhet gati për një tjetër performancë sonte në Kroaci.

Në disa imazhe që ka publikuar 28 vjeçarja erdhi tërë shkëlqim në një veshje që definonte format e saj të trupit.

“Shihemi sonte”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, hiti I fundit I Ritës ‘Ritual’ erdhi në bashkëpunim me Dj Tiston dhe Jonas Blue./Indeksonline/