75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 08 Janar 2026 / AR

Rita Ora i çmend rrjetet me stilin e saj të guximshëm

Ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur ndjekësit e saj me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet me stil të guximshëm dhe të veçantë.

Në mbishkrimin e postimit shkroi: “Më pëlqen të krijoj pamje të reja dhe të jem argëtuese dhe e patrembur me atë që vesh. Moda është një humor i vazhdueshëm dhe unë jam këtu për të”, shkruan Indeksonline.

Postimi ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët e lavdërojnë Ritën për kreativitetin dhe vetëbesimin e saj.

Ndryshe, Ora gjithmonë është njohur për veshjet e saj plot stil, duke qenë inspirim për shumë vajza./Indeksonline/