75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rita Ora i rikthehet turneut, paralajmëron koncerte në Evropë

Rita Ora po vazhdon të jetë e angazhuar në turneun e saj botëror ‘Phoenix’.

Pas pjesëmarrjes në karnavalin e Notting Hill në Londër, Rita ka paralajmëruar koncertet e reja në Berlin, Rusi dhe Kroaci, shkruan Indeksonline.

“Rikthehemi nesër. Shihemi së shpejti Berlin, Rusi dhe Kroaci”, ka shkruar Rita në imazhet e publikuara në ‘Instagram’.

Kujtojmë që Rita krahas angazhimeve muzikore aktualisht është beqare, ndërsa po punon në projektet e reja muzikore që pritet t’i lansoj së shpejti./Indeksonline/