75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora i “sakaton” flokët në vetë-izolim

Shumë emra të njohur në botë kanë treguar për rutinën e tyre pas izolimit në shtëpi.

Madje shumë prej tyre nuk kanë hezituar të kryejnë punët që nuk i kanë bërë më parë e njëra nga to është roli i berberit duke shkurtuar flokët në ambiente shtëpie.

Në mesin e tyre një ndryshim të tillë ka bërë edhe artistja shqiptare e famshme në botë Rita Ora.

29 vjecara ka publikuar disa fotografi ku tregonte për ndryshimin e saj në pamje teksa shihet me flokë të shkurtra të shkallëzuara.

Por, megjithë këtë ylli kosovar dukje e shkëlqyer dhe si përherë atraktive.

Ndryshe, Rita së fundi po e shijon suksesin e këngës së fundit “How to be lonely”./Indekonline/