08:42 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rita Ora i zbulon të gjitha në videon sensuale

Rita Ora së fundi ka pozuar për revistën e njohur ‘Love’.

Pasi solli imazhe dhe kopertinën zyrtare të revistës, ajo ka publikuar edhe një video që u realizua gjatë fotosesionit, shkruan Indeksonline.

Duke mos lënë shumë vend për imagjinatë, 29 vjeçarja në disa raste shfaqet e zhveshur dhe provokuese.

 “Videoja ime për revistën Love është publikuar. Jam e lumtur për bashkëpunimin me këtë ekip të mrekullueshëm”, ishte mbishkrimi që këngëtarja bërë sipër videos.

Ndërkohë, Rita është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti./Indeksonline/