75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rita Ora imazhi i markës së njohur, shkëlqen në kampanjën e re

Listës së gjatë të angazhimeve të saj, Rita Ora ka shtuar edhe një tjetër kampanjë reklamuese.

Këngëtarja shqiptare është imazh I markës së njohur të produkteve të bukurisë ‘Rimmel’ me të cilën kompani ka realizuar një kampanjë të re, shkruan Indeksonline.

Rita shfaqi bukurinë e saj mahnitëse dhe dukej tërë shkëlqim në promon e re të produkteve.

28 vjeçarja ndryshe pas një pauze të shkurtë ka filluar angazhimet e saj në turneun botëror ‘Phoenix’. Destinacioni i radhës i yllit kosovar është Rusia ku edhe pritet të mbaj koncert./Indeksonline/