75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rita Ora, ironizon me fotografinë e saj nudo

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare muzikore, shkruan Indeksonline.

Muzika e saj tashmë dëgjohet nga miliona fansa anembanë botës, e për këtë arsye ajo qëndron vazhdimisht nëpër krye të titujve nëpër mediat rozë.

Pos muzikës së saj, ajo njihet edhe si një femër mjaft e guximshme kur vjen puna tek ekspozimi i formave trupore.

Madje në disa raste ajo është shfaqur tërësisht nudo, duke treguar gjithçka për publikun.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ironizuar me fotografinë e saj nudo në piano, duke e krahasuar atë me një portret të një vajze tjetër që “shfrenohet” e zhveshur në piano.

Kujtojmë se kënga e fundit e Ritës, me titull: “Ritual” është pritur shumë mirë nga publiku. /Indeksonline/