13:48 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora i kthehet ish të dashurit, Andrew Watt

Duket sikur Rita Ora mund të jetë pajtuar me ish të dashurin e saj Andrew Watt pas ndarjes këtë verë.

Këngëtarja e dhjetëra hiteve u zbulua duke shkuar në një hotel në Hollywood në mbrëmjen e së mërkurës me Andrewin, transmeton Indeksonline.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Rita ishte përfolur për një lidhje romantike me aktorin e Spider-Man Andrew Garfield.

Duke ndezur thashethemet e pajtimit, Rita, 28 vjeçe, është parë duke dalë nga një makinë natën duke mbajtur një kuletë, ndërsa Andrew, 27 vjeç, u nis menjëherë pas hotelit.

Andrew u duk me një pamje krejtësish të re, me flokë të lyer e të shkurtëra. /Indeksonline/